Një projekt për të cilin i është dashur të punojë fort dhe duket se kjo punë është shpërblyer nga fansat, të cilët falë sugjerimeve të tyre e kanë rikthyer Ronela Hajatin në klasifikim me këngën “Maje Men”.

Kjo kënge e Ronelës, e cila erdhi pas dy bashkëpunimeve muzikore, është bërë pjesë e “The Top List” që në javën e parë të publikimit dhe mundi të qëndronte për 7 javë rresht. Pas 15 javësh mungesë, “Maje Men” është rikthyer sërish në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u renditur në vendin e 83-të edhe pse ka 5 muaj që ka dalë në treg.

Këngëtarja vazhdon të jetë në “The Top List” edhe me një tjetër projekt muzikor, i cili e ka sjellë artisten paksa më ndryshe se projektet e mëparëshme muzikore. “Do ta luj” titullohet kjo këngë, e cila prej 16 javësh është pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 59-të.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Awards”, Ronela është shprehur se momentalist do të shijoje suksesin e projekteve të fundit muzikore pavarësisht se punës nuk i ndahet.