Ronela Hajati ka zgjedhur të vijë sërish e veçantë në projektin e saj më të ri, të cilin e ka titulluar “Prologue”.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Top Albania Radio”, Ronela zbuloi se viti 2021-të, do të sillte albumin e saj të ri.

Gjithashtu këngëtarja tregoi se ky album do të ketë këngë të rrymave të ndryshme të cilat nuk janë kënduar më parë nga artistja.

Këngët siç specifikon ajo janë këngë jo thjesht për klube nate po këngë edhe për qejfin e saj. Albumi do të jetë vizual me video dhe sa i përket bashkëpunimeve, Ronela tha që do të ketë por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, artistja ka zbuluar se “Prologue” është kënga e parë e albumit  “RRON”.

Besoj të gjithë jemi ndjerë njëherë në jetë si në kënge! P.s Nuk është personale. Uroj me gjithë shpirt ta pëlqeni, por edhe po nuk e pëlqyet janë 10 këngë që presin në rradhë!”, shkruan ndër të tjera Ronela.

Në fakt përmes komenteve në rrjeteve socila, Ronela është kritikuar paksa për stilin, duke pritur një këngë ritmike por njëkohësisht edhe për videoklipin. Madje disa prej tyre e kanë krahasur me stilin e Dafina Zeqirit.

Pavarësisht komenteve kritikuese, publiku ka sugjeruar që Ronela dhe “Prologue” të jenë pjesë e klasifikimit këtë javë,duke debutuar në vendin e 19-të.