Mimoza H është një këngëtare, tekst-shkruese dhe kompozitore me origjinë kosovare e cila momentalisht jeton ne Montreal.
Një muzikante autodidakte e përshkruan punën e saj si artiste avangarde dhe shpesh herë nomade. Mënyra sesi ajo inspirohet për të bërë muzikë është shumë e veçante dhe rrallëherë kemi dëgjuar një histori të tillë.
Ajo udhëton aq shumë saqë shprehet se ndjehet njëlloj sikur të kishte jetuar tre jetë, kjo sepse eksperiencat dhe kulturat e ndryshme që ka njohur janë të shumta dhe të ndryshme nga njera-tjetra dhe ky fakt e inspiron atë të bëjë muzikë.
Këngët e saj shpalosin aventurat e udhëtimeve të cilat Mimoza ka përjetuar. Këto këngë përmbajnë ndjenja si ajo dhimbjes, melankolisë, dashurisë dhe momenteve të papritura me të cilat ndeshemi në jetë.
Muzika e saj është e vështirë për t”u kuptuar dhe rrënjet i ka nga Europa Lindore. Ndonjëherë ajo shfaqet midis ritmeve jazz dhe asaj elektrike duke ruajtur një balancë mes të vjetrës dhe të resë. Në këtë mënyrë këngët e Mimozës tingëllojnë një herë si pop, një herë si alt-rock dhe ndonjëherë si neo-tradicionale.
Albumi i saj i cili publikohet me 30 shtator të këtij viti, përmban 6 këngë të cilat vijnë në bashkëpunim me arstistë të njohur si Samuel Joly, Jonathan Cayer, Frderic Boivin etj. ndërsa si producente e tij vjen vetë Mimoza e ndihmuar nga Stephane Lapointe.