Bardhi është shndërruar padiskutim në një ndër artistët e preferuar të momentit dhe këtë e tregon më së miri fakti që një tjetër projekti i ri i tij renditet në vendin e parë.

“Interes” është prurja më e re e Bardhit, i cili në kësaj radhe ka vendosur të vijë në një bashkëpunim me Eren Can.

Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të futet menjëherë në klasifikimin e “Top Awards” që në javën e parë të publikimit.

Sa i përket melodisë dhe tekstit të kësaj kënge janë vetë artistët që kanë punuar ndërsa është prodhuar nga Nurteel.

Nga ana tjetër Bardhi ka rrëfyer në një intervistë të dhënë së fundmi se punon për një tjetër bashkëpunim dhe kësaj radhe ka zgjedhur Fifin.

Sa i përket këngëve të reja, 5 të tilla i janë shtuar listës për këtë javë, duke u pozicionuar mjaft mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=Rb24IYBTL8E