Korrikun e vitit 2018-të, Adriano publikoi “Nale”, një këngë e cila u pozicionua mjaft mirë në klasifikimin e “Top Awards”, ekzaktësisht në vendin e dytë.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy vite, ky projekt muzikor është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe kjo falë Elio Deejay, i cili ka bërë “remix-in” e tij.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë bërë këtë “remix” menjëherë pjesë të “The Top List”, duke e pozicionuar në vendin 94-t.

Po kush është Elio Deejay?

Elio Deejay është një DJ dhe Producent i njohur në Shqipëri i rrymës “electronic & dance”. Ai është i njohur për hitet e tij ‘Into You’ dhe ‘Dream’. Ai filloi karrierën e tij muzikore në vitin 2009-të dhe se fundmi mori një mbështetje dhe njohje të madhe ndërkombëtare. Kënga “Dream” u klasifikua në “Top 100” këngët më të pikasura në “Shazam Albania” ndërsa suksesi i këngës ‘Into You’ bëri që të luhej në festivalet më të mëdha botërore si “Tomorrowland Brazil” në vitin 2016-të.