Një ndër hyrjet më të reja të kësaj javë është kënga “Betohem” e kënduar nga Bardhi. Kjo është hera e parë që Bardhi bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List” por pavarësisht kësaj, ai ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.

Sa i përket muzikës dhe tekstit të këngës “Betohem”, ajo mban firmën e vëtë artistit. Bardhi dallohet për një stil të vecantë në muzikë por edhe për ngjyrën e zërit që ai ka.

Po kush është Bardhi?

Bardhi Idrizi është këngëtar nga Kumanova, Maqedonisë së Veriut. Ai ka rreth 4 vite që ka nisur të merret me muzikë, duke prodhuar projekte profesionale.

Më datë 13 Tetor 2018, Bardhi publikon videoklipin “SMK”.

Më datë 16 Shkurt 2019, Bardhi publikon videoklipin “Galileo”.

Më datë 28 Prill 2019, Bardhi publikon videoklipin “Familia”.

Më datë 21 Maj 2019, Bardhi publikon Mixtapen e parë me 11 këngë që vendosi ta titullojë “21” për disa arsyje siç janë mosha e tij dhe se me publikimin e ketij mixtape i bëhen gjithsej 21 këngë të publikuara.

Më datë 19 Korrik 2020, Bardhi publikon videoklipin “Avash Avash”.

Më datë 22 Shtator 2020, Bardhi publikon videoklipin “Betohemi”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Bardhi Idrizi.