Qlirim Murseli, ka lindur në Gjilan, në Kosovë më 1 Korrik të vitit 1999. Artisti është i njohur ndryshe me nofkën Ever-B. Ai ka filluar të këndoj që nga mosha 12-vjeçare. Në moshën 17-vjeçare nisi të merrej profesionalisht me botën e muzikës duke u marrë me icizime të shumta, orkestrim dhe videoklipe.

Në dhjetor të vitit 2012, bëri ‘freestyler’-in e parë dhe pas pak kohe vazhdoi karrierën e tij me këngën “Fillimi”. Kënga e tij “Ca po bon” ishte ajo që arriti të fuste në klasifikimin e “The Top List” dhe të njihej si një nga artistët më të rinj që i bashkohen “Top Awards”. Momentalisht ky projekt renditet në vend të 98-të të listës së këngëve më të mira shqiptare.