Pavarësisht se është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar, Enis Bytyqi është bërë pjesë e “The Top List” për herë të parë këtë javë. Eshtë pikërisht prurja më e re muzikore e tij, e titulluar “Kujtime”, kënga që ka marrë sugjerime të pafundme për t’u futur në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Enis Bytyqi, i cili është një këngëtar dhe autor tekstesh me origjinë nga Kosova por që ka lindur, jeton dhe punon në Gjermani, është tepër aktiv në muzikë.

Enisi, i cili flet gjuhën shqipe në mënyrë të shkëlqyer, numëron shumë projekte në karrierën e tij muzikore, qofshin ato bashkëpunime apo këngë “solo”.

Në këngën e tij më të fundit artisti ka zgjedhur të vijë “solo” dhe me një tekst dedikuar kujtimeve dhe vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Mjaft komente pozitive ka marrë kjo këngë në rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe e komentuesve komplimentojnë zërin e vecante të artistit.

Për këtë javë “Kujtime” renditet në vendin e 100-të. Nëse dëshironi të zbuloni më shumë më Enisin apo artistët shqiptar, ju ftojmë të vizitoni kategorinë Artistë në ubejstin tonë topawards.top-channel.tv