menu

Diona Fona vetëm në ngjitje këtë javë


Ora: 18:59 Datë: 13/02/2020

Këtë javë ajo është zyrtarisht 21-vjece, e re ne moshë por mjaft e njohur për publikun shqiptar. Po flasim për Diona Fona, e cila gjendet në klasifikimin e “Top Awards” me dy projekte muzikore.

Edhe pse nuk ka shumë vite që i është futur rrugës së muzikës, Diona ka arritur të rrëmbejë zemrat e shumë fansave, të cilët uk rreshtin ta mbështesin në cdo projekt të sajin.

Kjo javë ka rezultuar mjaft e suksesshme për këngëtaren, e cila është ngjitur sa më në majë të listës me të dyja këngët.

Bella Vita“, e cila ka në total plot 34 javë në “The Top List”, vazhdon të ketë mbështetjen e publikut, votat e të cilit këtë javë e kanë ngjitur me 34 pozicione, duke e renditur në vendin e 56-të.

Një tjetër këngë e suksesshme për Dionën është edhe bashkëpunimi i saj më i fundit me Eaz, “Ti je”. Ky projekt muzikor, i cili ka arrtur të renditet në vendin e parë për 4 javë rresht, për këtë javë mban vendin e 46-të, duke u ngjitur me 26 pozicione nga java e kaluar.