# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Vin Veli

Artvin Veli, i cili njihet me emrin e artit si Vin Veli, ka lindur më 14 korrik 1986 në Tiranë. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, profili Trombone. Përvec studimeve, ai ka luajtur në shumë klube nate si DJ. Ai ka nisur të luajë si Dj në moshën 15-vjecare në Radio Planet, një stacion lokal radiofonik në Tiranë.

Pas tre vitesh eksperiencë në stacionin radiofonik, fokusi i tij ishte të luante në klubet më të mira në Tiranë. Momentalisht ai punon në një studio produksioni, i cili prodhon bootlegs mash-ups and remixes. Tashmë Vin Veli zotëron produksionin e tij dhe e përcjell atë në web, Beatport etj.

Derimë tani, Vin Veli numëron disa projekte muzikore në karrierën e tij, jehona e të cilave i ka kaluar kufijtë shqiptarë.  “Miles Away” është një produksion muzikor, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer në vendet e lindjes por edhe në Turqi, madje versini remix i saj është blerë nga një shtëpi diskografike turke, “NETD music”.

NEWS

Vin Veli zbulon se së shpejti do të sjellë një album të ri!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë Dj Vin Veli. Ai ka zbuluar më shumë rreth projektit më të ri në bashkëpunim me Altin Shirën dhe Young Zerka i cili quhet “Sikur Ta Dije”. Në vetëm pak ditë kënga e...

A do jetë "Extasy" njësoj e suksesshme sa "Tonight" me Vin Velin?!

“Tonight”, projekti mes Loré dhe Vin Velit ka qenë ndër më të preferuarit e publikut që në çastin e parë të publikimit. Ende edhe sot kjo këngë dëgjohet kudo, qoftë për natyrën që ajo ka në vetvete, qoftë dhe për këtë dyshe kaq të suksesshme që zgjodhën të bëheshin bashkë....

Zbuloni artistët që kanë shijuar më shpesh vendet e para në vjeshtë ndër vite, a do të përsëritet situata?!

A ju kujtohet kënga “Jena Na”? Ky projekt i sjellë nga Ardit Çuni dhe Vesa Smolica arriti që të mbizotëronte në shumicën e javëve të vjeshtës së vitit 2016. Edhe pse me natyrë verore dhe ritmike, kjo këngë theu pritshmëritë e atij viti sepse askujt nuk ja priste mendja që...

Vin Veli "detyron" Renis Gjokën të eksperimentojë në një tjetër rrymë muzikore

Renis Gjoka njihet tashmë prej vitesh për muzikën që e karakterizon atë si artist dhe është pikërisht muzika “rock” por së fundmi këngëtari na ka surprizuar të gjithëve dhe shkak për këtë është bërë Vin Veli. “Melodi” titullohet projekti i parë i dyshes, i cili ka vetëm pak ditë që...

Pas shumë ‘ecejakesh’ Vin Veli dhe Loré janë në krye

Një bashkëpunim për të cilin është punuar thuajse dy vjet dhe duket se pritja ia ka vlejtur pasi “Tonight” ia ka dalë të shpallet kënga më bukur e javës në “The Top List”. Pas shumë “ecejakesh”, Vin Veli dhe Loré kanë zënë kreun e klasifikimit më të përfolur të momentit,...

VIN VELI dhe LORÈ sjellin një prej projekteve më të veçantë të publikuar së fundmi

Një dyshe mjaft e talentuar por që për herë të parë bëhen pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” dhe kjo falë bashkëpunimit të tyre, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u renditur në vendin e 20-të, që në javën e parë të publikimit. Vin Veli,...