# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Trimi

Trim Jetullahu është një tjetër këngëtar i njohur, i cili i përket zhanrit muzikor “Hip Hop”.

Artisti nga Prishtina është shumë i talentuar dhe muzikën e ka pasur pasion që në vegjëli. Rryma hip-hop është e preferuara e tij dhe e ka ushtruar atë për vite të tëra duke e shkruar dhe kënduar derisa arriti ta perfeksionojë.

Nëntë vite të jetës së tij i ka kaluar në Berlin, ku ka ndjekur me shumë vëmendje këngëtarët dhe reperat shqiptarë, për të mësuar më tepër rreth mënyrës sesi ata bënin muzikë.

Edhe pse ka nisur të shkruajë vargje muzikore që në moshën 5-vjeçare, Trimi u bë i njohur për publikun shqiptar që prej vitit 2016-të me projektin muzikore, “Kur don ti”.

NEWS

Trimi vjen më një dedikim për dashuritë "e zhurmshme" të titulluar "Merri"

Ai është një artist mjaft i talentuar shqiptar dhe bëhet fjalë për Trimin, i cili vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Merri“. Ashtu si edhe në projektet e mëparëshme, teksti i kësaj kënge është shkruar në vetë artisti, i cili...

Trim flet për "La La" dhe planet për vitin 2019

Trimi, reperi nga Prishtina, është i vendosur të ketë një rol të rëndësishëm në muzikën shqiptare dhe këtë e tregojnë projektet e njëpasnjëshme që ai publikon. Vetëm pak ditë më parë, ai ka nxjerrë në treg projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “La La”. Falë mbështetjes së...

Riciklimi i këngëve popullore!

Eshtë shndërruar në një trend së fundmi përpunimi i këngëve popullure, duke i sjellë ato në një version modern. Shumë artistë shqiptarë, kryesisht ata të muzikës “hip-hop” kanë përzgjedhur disa këngë të vjetra popullore, gjithashtu të suksesshme, duke i përpunuar ato dhe duke i miksuar me stilin e tyre muzikor....

"Lule Blini" e Trimit, hyrje e re në "The Top List"

Trimi Jetullahu është 23-vjeçari kënga “Lule Blini” e të cilit është hyrja më e re e “The Top List”. Duhet theksuar se artisti nga Prishtina është shumë i talentuar dhe muzikën e ka pasur pasion që në vegjëli. 9 vite të jetës së tij i ka kaluar në Berlin ku...