menu

Rino

#Bio

Rinor Sopjani, i njohur me emrin e artit Rino, është një tjetër talent i ri shqiptar, i cili premton shumë.

Me zërin e Rinos jemi njohur në edicionin e 4-t të “The Voice of Albania”, i cili u vlerësua shumë për ngjyrën e zërit. Muzika ka qënë gjithmonë pjesë e jetës së Rinos, i cili është me origjinë nga Prishtina por që prej vitesh jeton në Londër.

24-vjeçari nuk i është futur muzikës rastësisht, ai në fakt ka përfunduar studimet në Londër pikërisht në degën e muzikës. Edhe pse fillimisht ka nisur thjesht si pasion, Rino tregon për “Top Awards” i është përkushtuar shumë muzikës në mënyrë që ta shndërrojë atë në një profesion të vërtetë.