# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Naser Berisha

Naser Berisha është padisktuim një emër mjaft i njohur në muzikën shqiptare, këngët e të cilit datojnë që prej vitit 1986-të. Së bashku me grupin “rock”, “Premiera”, i cili ishte pjesë e tregut muzikor deri në vitin 1993-të, Naser Berisha ka prodhuar këngë që i kanë rezistuar kohës dhe ende shijohen nga publiku shqiptar.

Për shkak të gjendes së politikës dhe luftës në Ish-Jugosllavisë, në vitin 1993-të, Naser Berisha u zhvendos së bashku me familjen e tij në Gjermani, ku vazhdon jeton edhe sot.

Grupi “rock” “Premiera”, i cili u themelua në vitin 1986-të, se bashku me disa shokë të shkollës së mesme, pushoi se vepruari. Ky grup punoi dhe veproi për 7 vite me radhë (1986-1993), ku gjatë asaj kohe kishte disa inçizime në studion profesionale dhe të vetme shtetërore të asaj kohe e RTP/RTK, por njekohëssiht kishim edhe shumë paraqitje para publikut.

Naser Berisha, i cili thuajse nuk ka ndaluari kurrë së bëri muzikë, ka vendosur të risjellë versionet akustike të disa prej këngëve që i kanë rezistuar kohës, përmenim këtu “Do te doja”, “Bjondina ime dhe shumë të tjera.

Berisha ka planifikuar që së shpejti të publikojë albumine 4-t, të cilin shpreson që ta shoqërojë me një koncert.

NEWS

Naser Berisha na tregon se kur do ta sjellë projektin e ardhshëm!

Naser Berisha është një artist që prej dekadash ka sjellë tek publiku projekte të shkëlqyera. Ai ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermani për emisionin “Lancio” në Top Albania Radio ku na ka rrëfyer më shumë për karrierën e tij por edhe për projektet e reja që...

Ja ngjitjet më të bujshme të javës...

Klasifikimi i “Top Awards” vijon të sjellë ndryshime nga java në javë, pavarësisht se për tre javë rresht kreu mbetet i njëjtë. Capital T nuk është mposhtur as edhe këtë javë pasi falë mbështetjes së publikut, “Diego” mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ndërkohë...

Naser Berisha: Dikur këngët shkruheshin për t'u dëgjuar dhe jo për t'u parë

Naser Berisha është padisktuim një emër mjaft i njohur në muzikën shqiptare, këngët e të cilit datojnë që prej vitit 1986-të. Së bashku me grupin “rock”, “Premiera”, i cili ishte pjesë e tregut muzikor deri në vitin 1993-të, Naser Berisha ka prodhuar këngë që i kanë rezistuar kohës dhe ende...