# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

naBBoo

Boban Apostolov, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit naBBoo, ka lindur në nëntor të vitit 1984. Ai është një kompozitor, tekstshkruesh dhe producent muzikor nga Maqedonia. NaBBoo ka lindur në Jugosllavi, në moshën 6-vjeçare ai nisi të mësonte të luante në violinë. Më pas ai vazhdoi studimet në Akademinë e Muzikës në Shkup dhe pas kësaj në Kolegjin Berklee të Muzikës në Boston.

Disa nga projektet e tij janë përfshirë në industrinë e filmit në prodhime si: “Hostel: Part III”, “Camus”, “Keryti”, “Sound of Noise”, “The Lost Medallion” dhe shumë të tjera. Boban është themeluesi i “Loops Lab Media”, një kompani e specializuar për krijimin e muzikës profesionale. Projekti i tij “Mala (naBBoo rmx)”, një remix i bërë prej tij i këngës së Samanta Karavellas, është projekti i cili e ka mirëpritur artistin në renditjen e “The Top List”, në “Top Awards”.

NEWS

A do jetë "Extasy" njësoj e suksesshme sa "Tonight" me Vin Velin?!

“Tonight”, projekti mes Loré dhe Vin Velit ka qenë ndër më të preferuarit e publikut që në çastin e parë të publikimit. Ende edhe sot kjo këngë dëgjohet kudo, qoftë për natyrën që ajo ka në vetvete, qoftë dhe për këtë dyshe kaq të suksesshme që zgjodhën të bëheshin bashkë....

Loré debuton në Top 20 me këngën e re!

Loré është padyshim një nga artistet më të talentuara të tregut muzikor shqiptar dhe me një zë karakteristik që arrin ta dallojë nga të tjerët. Së fundmi ajo është bërë bashkë me naBBoo për të na sjellë pak “Extasy” këtë fillim vjeshte. Dhe pikërisht kështu mban titullin projekti i tyre...

"Mala" e Samantës vjen komplet ndryshe nga naBBoo dhe sa i shkon këtyre ditëve të nxehta!

Kënga më e fundit e Samanta Karavellas, ka ardhur së fundmi me një frymë krejt të re nga naBBoo me një remix fantastik. Ky projekt është një nga më të rejat që i është bashkëngjitur listës së “Top Awards” për këtë javë. Remixi i këngës “Mala” është fiks ajo që...