menu

Mulah

#Bio

Fenomeni i ri shqiptar, nga Detroit USA. I lindur në Has por i rritur në Detroit, Mulah Mike është një tjetër reper i ri në tregun muzikor shqiptar, i cili po sjell një frymë të re në muzikë. Mënyra e tij e të jetuarit edhe të rrepuarit është krejtësisht ndryshe nga cfarë keni parë.

Momentalisht Mulah është duke punuar me Stinen dhe disa repera të tjerë që i përkasin “Old School”. Gjatë kohës që ka jetuar në Detroit, Mulah ka bashkëpunuar me disa reperë të famshëm si D12, Seven, The General, të cilët janë pjesë e shtëpise diskografike të artistit me famë botërore “Eminem Shady Records” . Në një rrëfim për “Top Awards”, Mulah ka treguar se është i bindur që me muzikën e tij do ndikojë tek të rinjtë shqiptarë.

Mulah është në përfundim të albumit të tij që do të titullohet “Straight Outta Albania” .