# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Mercy

Mercy, emri i vërtetë i të cilit është Egzon Ademi, ka lindur më 23.09.1994 në Prishtinë.

Mercy ka filluar të merret me muzikë, e cila i përket zhanrit hip-hop, që në vitin 2009-të, si një pasion dhe dashuri që ai kishte patur në fëmijëri dhe tashmë nga një pasion, ajo është shndërruar në një profesion për artistin.

Falë punës së madhe, dukë qëndruar tepër i vendosur ndaj qëllimeve për një karrierë të mirëfillte, Mercy arriti që në vitin 2016-të, të publikonte albumin e parë me titull “Suspected for Success”.

Viti 2018-të e në vazhdim e gjeti artistin në bashkëpunim me shumë producentë të suksesshëm dhe shumë projekte muzikore , përmendim këtu, “S’jena në rregull”, “Du me dit”, “Dashni”, “Katrina” dhe më e fundit “Pushi it“, në bashkëpunim me Agon Amiga.

NEWS

Hyrja e re që mbyll 100 këngët këtë javë!

Muzikë e re vazhdon të publikohet nga artistët nga java në javë dhe në klasifikimin e kësaj javë, tre hyrje të reja i janë shtuar “The Top List”. “Push it” është bashkëpunimi i ri i sjellë nga Mercy dhe Agon Amiga, i cili për këtë javë ka mbyllur 100 këngët...