# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Lauresha Ramadani

Lauresha Ramadani, e lindur më 29 Prill, në Zvicer, është një këngëtare shqiptare me prejardhje nga Kërçova.

Lauresha ka pasur prirje dhe pasion për muzikën që në fëmijëri. Në moshën 7-vjeçare ajo mëson fyellin dhe që atëherë me inkurajim të mësueses se saj, pasioni i saj për muzikën merr hov dhe është prezent edhe sot.

Lauresha ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Kërcove ku edhe filloi veprimtarite e saj të para si këngëtare. Ajo në moshën 9-vjeçare merr pjesë në Festivalin “Pellumbat e Arte” në Kërçovë, duke rrembyer cmimin e pare dhe ate te publikut.

Pasi ajo mbaroi gjimnazin në Kërçovë, me inkurajim të madh nga shoqëria dhe familja, ajo vendosi të marrë pjesë në spektaklin madhështor “The Voice of Albania 3” ne Shqipëri, nga e cila u veçua për duetin e saj me Benjaminin, me këngën “See beneath your beautiful”, i cili veçohet si dueti më i klikuari i sezonit të tretë në “Youtube”.

NEWS

Lauresha dhe Genti Myftaraj sjellin një mesazh për gjithë të dashuruarit

Me talentin e Lauresha Ramadanit jemi njohur në sezonin e tretë të “The Voice Of Albania”, e cila që nga ai moment nuk i është ndarë muzikës. Kësaj radhe, Lauresha ka bashkuar fuqitë me kompozitorin e njohur Genti Myftaraj, i cili momentalisht është duke shijuar eksperiencën si “vocal coach” në...

Lauresha super sukses, ngjitet me 37 pozicione

Ndërkohë që java e kaluar ishte hera e parë që ajo bëhej pjesë e klasifikimit të “The Top List”, gjatë kësaj jave, Lauresha ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Duke thyer një rekord, projekti më i ri i këngëtares së njohur, i titulluar “Nalu Pak”, është ngjitur me plotë 37...

Lauresha futet për herë të parë në "The Top List"

Lauresha Ramadani është një këngëtare e njohur për publikun shqiptar, me disa projekte muzikore të publikuara në treg. “Veshur me tradheti” është një nga këngët e saj pjesëmarrëse në “Top Fest 12”, me të cilën arriti deri në mbrëmjen gjysmëfinale. Ndërkohë që kujojmë një Laureshë melankolike, projekti i saj i...