menu

Klea Kasemi

#Bio

Klea Kasemi, e cila studion për Drejtësi, në vitet e ardhshme dëshiron që ta shohë veten një prokurore por kjo gjë nuk e ndal aspak atë të zhvillojë paralelisht pasionin për muzikën, i cili ka nisur shumë kohë më parë.

Nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë që Klea ka qënë një ndër pjesëmarrëset e “Nje kenge per ty”, “Gjeniu i vogel”, “Olimpiada Turke si edhe dy herë pjesë e “The Voice of Albania”.

Klea ka bërë debutimin e saj në një skenë me “Endacake Zemre” në “Këngën Magjike” ndërsa vetëm pak ditë më parë, ajo ka publikuar “Vallzim Lamtumire”, një këngë që është futur menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”.