menu

Kevin Edmond

#Bio

Kevin Edmond është një artist i ri, i lindur dhe rritur në Suedi, ndërsa origjina e prindërve të tij është nga Kosova (Nëna) dhe Chile (Babai).

Kevin ka bërë debutimine tij të parë muzikor me kolonën zanore të serialit nga Chile “Wena Profe” me këngën “Mi rival ft. Mixa”.

Ai ka publikuar disa projekte muzikore derimë tani si “Chikita”, “Sube” dhe “Bjondia”, kjo e fundit e sjellë komplet në gjuhën shqipe.

Muzika e tij kryesisht është në gjuhën spanjolle (latine) dhe i përket zhanrit “Reggaeton & Latin Pop”. Një gje që duhet gjithashtu theksuar për Kevin është fakti se përvecse një këngëtar i mirë është dhe mjaft simpatik dhe kjo ka bërë që artisti të ketë mjaft fanse, të cilat nuk ngurrojnë ta komplimentojnë vazhdimisht të preferuarin e tyre.