menu

Kaltrina

#Bio

Kaltrina është një nga këngëtaret më të reja që i bashkohet listës së artistëve në “Top Awards”. Nëse ju ka rënë rasti që ta dëgjoni të këndojë, por nuk e njihni ende, ne po ju prezantojmë me të.

Kaltrina ka lindur në Paris. Që prej moshës 14-vjeçare ajo ka qenë pjesë e një grupi muzikor në shkollë ku ishte këngëtare. Këti ajo njihet për herë të parë me muzikën akistike.

Më vonë ajo filloi të merrej seriozisht me muzikën duke filluar regjistrimet në studio profesionale. Këngën e saj rë parë Kaltrina e lançoi para 9 muajsh dhe tanimë po vazhdon të punojë për të sjellë projekte të reja tek publiku, duke pritur momentin e duhur.

Kaltrina është një artiste e cila punon si e pavarur. Të gjitha këngët ajo i punon në studio në qytetin e Parisit, ku dhe jeton aktualisht, ku bashkëpunon me kompani të ndryshme ndërkombëtare për projektet e saj që do të vijnë së shpejti.

Përveç se si këngëtare, Kaltrina aktualisht po vazhdon me studimet e saj në degën Juridik, në të cilën sapo ka mbaruar ciklin e masterit. Me këngën “Borëbardha” ajo bëri debutimin e parë që i siguroi vendin në familjen e “Top Awards”.