# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

John Shahu

John Shahu është një artisti i ri në muzikën shqiptare, me origjinë nga Korça. John është zhvendosur në Australi që prej vitit 2007-të ku edhe banon aktualisht.

John ka qenë student i “Neridah Vocal Studio” dhe gjithashtu merr mësime javore për kitarë. Ai pëlqen të luajë dhe të këndojë “Reggae” dhe “R&B”. John është një artist që i shkruan vetë këngët e tij.

John Shahu është bërë i njohur për publikun shqiptar që prej vitit 2017-të, falë pjesëmarrjes së tij në “Kënga Magjike”.

Më datë 2 Korrik 2018, Elvana Gjata & Ledri Vula publikojnë videoklipin “Mike”, në bashkëpunim me John Shahu, një këngë që ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të “The Top List” për disa javë.

NEWS

John Shahu nuk iu ndahet baladave por e radhës është "caliente" si "Havana"

Pavarësisht se kishte nisur të merrej kohë më përpara me muzikë, John Shahu arriti kulmin e suksesit me “Mike”, në bashkëpunim me artistët e famshëm Elvana Gjata dhe Ledri Vula. Me një zë të veçante dhe me një projekt të sjellë së bashku me dy artistë të famshëm, duket se...

10 këngët më të bukura të "The Top List" për vitin 2018

Jemi në javën e 157-të të klasifikimit ndërkohë që edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri. Ndërkohë që një tjetër vit po kalon, “The Top List” vazhdon të mbetet një prej klasifikimeve muzikore më të rëndësishmë në vend, ku pjesë e saj janë artistë të njohur...