# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Irena Metalla

Irena Metalla është vetëm 18-vjeç dhe ka publikuar deri tani rreth 4 projekte muzikore. Ajo ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël por prezantimi i saj i parë me publikun ka qënë në moshën 16-vjeçare me këngën “Jo sja vlen”.

Kjo këngë u pasua me këngët “Kohe e humbur” dhe balada “Enderr”, e cila ka qënë gjithashtu pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Por përveçse me këngët e saj, Irena ka tërhequr vëmendjen edhe me faktin që ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Edhe pse e re në industrinë e muzikës shqiptare, Irena numëron rreth 14 mijë ndjekës në Instagram, të cilët këngëtarja i quan “Irenators”.

NEWS

Kush është Irena Metalla dhe pse ka kaq shumë fansa?

Irena Metalla është një nga hyrjet më të reja në klasifikimin zyrtar të Top Awards. Rreth 4 javë më parë, Irena ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. E titulluar “Melodi”, kjo këngë pozicionohet në vendin e 35-të, falë sugjerimeve...

Irena Metalla është këngëtarja më e votuar si hyrje e re. Si ju duket?

Irena Metalla është këngëtarja më e votuar, si hyrja më e re e klasifikimit të “The Top List”. “Enderr” është projekti muzikor, i cili arriti ta bënte 17-vjeçaren pjesë të renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Irena, e cila është një nxënëse në Liceun Artistik...