# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Erjon Zeqaj

Erjon Zeqaj është një ndër artistët më të rinj që i shtohet tregut muzikor shqiptar, i cili është vetëm 18-vjec. Me origjinë nga Prishtina, Erjon ka patur një pasion të madh për muzikën që në moshë të vogël, teksa luante në piano.

Erjon ka marrë pjesë thuajse në të gjitha aktivitetet që shkolla organizonte si në kërcim ashtu edhe në këndim. Ka qënë pikërisht mësuesi i muzikës në shkollën fillore, ai që e ka nxitur Erjonin të merret me muzikë.

Deri tani Erjoni numëron tre projekte profesionale, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku shqiptar. Përvec muzikës, Erjoni është në vitin e parë në Fakultetin Teknik pranë Universitetit të Prishtinës.

“Mango” është kënga të cilën publiku e ka mirëpritur dhe e ka sugjeruar pafund që ajo te jetë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.

NEWS

Kush është ngjitur më shumë këtë javë?

Kjo javë është hasur me ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve. Publiku ka vijuar të mbështesë me shumë fanatizëm artistët e tyre të preferuar, duke i ngritur sa me më shumë pozicione në listë. Projekti që është votuar më shumë për këtë javë është bashkëpunimi i Stresi...

Njihuni me artistët e rinj të javës

Kjo javë ka sjellë disa hyrje të reja në klasifikimin e Top Aëards, ku dy prej të cilave janë sjellë nga artistë që sapo kanë nisur karrierën e tyre muzikore. Si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të talenteve të reja, “Top Awards” këtë javë ka patur tre artistë të...