# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Eraldi

Eraldi, i cili muajin tjetër feston ditëlindjen e tij të 19-të, ka lindur dhe jetuar në Itali. I rritur në një lagje, e cila nuk ofron shumë mundësi për të ardhmen, sidomos për një të huaj, Eraldi zgjodhi rrugën e muzikës dhe duket se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Prej vëllait tim kam filluar të dëgjoj “Hip-Hop” në moshën 6-7 vjeç. Ai dëgjonte artista si Lil ëayne, 50 Cent, Eminem, etj. Më pas, në moshën 8-9 vjeç, kur në Shqipëri u shfaq Noizy, unë kisha mundësi të kuptoja tekstet dhe doja ta imitoja, në lëvizje dhe në veshje. Aty kuptova që edhe unë doja të bëja muzikë”, tregon Eraldi në një intervistë të dhënë për “Top Awards”.

Eraldi, i cili tashmë inspirohet na muzika latine, trap-i amerikan, italian dhe francez, ka mësuar të luajë piano në moshën 11-vjeçare pastaj në moshën 13-vjeçare ka filluar të shkruajë tekstet e para për qejf por ka vetëm dy vite që i është futur muzikës seriozisht. Deri tani Eraldi numëron 4 projekte muzikore.

NEWS

Eraldi: Deri dje në "The Top List" shihja artistët e mi të preferuar ndërsa sot jam në mesin e tyre

Eraldi është një nga hyrjet e reja të kësaj jave, i cili është renditur më mirë se cdo hyrje tjetër në klasifikim. “Classy” titullohet projekti i tij muzikor, i cili është renditur menjëherë në vendin e 19-të. Po kush është Eraldi? Eraldi, i cili muajin tjetër feston ditëlindjen e tij...