# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Denik Prizreni

I lindur më 28 Qershor 1986, Denik Prizreni është një zë tepër i dashur dhe i pëlqyer për publikun shqiptar. Me profesion bariton, Deniku ka prezantuar Kosovën në shumë koncerte ndërkombëtare. Artisti ka marrë pjesë në disa konkurse rajonale dhe ndërkombëtare të muzikës operistike, në të cilat është shpallur fitues i disa çmimeve.

Deniku është gjithashtu një ndër themeluesit e Ansamblit Vokal “Oktetplus” dhe solist vokal i Filharmonisë së Kosovës.

Pavarësisht se ka rreth 15 vite që merret me muzikë, projekti i tij i parë muzikor ka qënë pak i vonshëm dhe kjo për shkak se ka qënë shumë i zënë me koncerte operistike.

Momentalisht Deniku vazhdon të jetë tepër aktiv me muzikën “live”, duke performuar në klube të ndryshme në Kosovë dhe më gjërë.

NEWS

Vesa Luma rikthehet me një bashkëpunim me Denik Prizreni

Ka kaluar shumë kohë që nga projekti i fundit i Vesa Lumës por këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka bërë një rikthim të fuqishëm dhe kësaj radhe përmes një bashkëpunimi. “Spaska qene e shkrume” mban titullin ky projekt muzikor, i cili është një bashkëpunim mes Denik Prizreni dhe Vesa...