menu

Arti Grainca

#Bio

Arti Grainca është një ndër artistët më të rinj që i janë shtuar tregut muzikor shqiptar dhe është vetëm 15-vjec.

Me origjinë nga Prishtina, Arti ka vetëm pak kohë që i është futur rrugës së muzikës dhe projekti i tij i parë profesional është pikërisht kënga “Mango” në bashkëpunim me Erjon Zeqaj.

Përvec se këndon, Arti është gjithashtu një tekstshkrues mjaft i mirë, talent të cilin e ka shfaqur që në moshën 13-vjecare.