# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Anila Mimani

Anila Mimani është një këngëtare me origjinë nga Tirana por që prej vitesh jeton në Zvicër. Ishin fillimet e viteve 2000 kur Anila Mimani solli disa prej këngëve që ende vazhdon këndohen nga publiku shqiptar.

“Po digjesh zjarr” ose siç publiku e njeh “Ciao po te le”, është kënga e parë e Anilës, përmes së cilës arriti një sukses të jashtëzakonëshëm edhe pse nuk ka qënë e shoqëruar me një videoklip.

Anila Mimani, e cila vazhdon ende të merret me muzikë, jeton prej vitesh në Zvicër dhe është bërë nëna e dy vajza të mrekullueshme. Këngëtarja tregon se është tepër aktive duke dhënë koncerte nëpër evente familjare në Zvicër.

Rikthimi i Anila Mimanit

Pavarësisht se i ka munguar në tregun muzikor shqiptar, është pikërisht Young Zerka që e ka rikthyer Anilën në qendër të vëmendjes dhe kjo falë projektit më të fundit muzikor, “Neser”. Këngëtarja i ka dhënë një efekt special këngës, duke e bërë këtë këngë akoma edhe më të veçantë.

NEWS

E mbani mend Anila Mimanin, Young Zerka e rikthen në vëmendje

Ishin fillimet e viteve 2000 kur Anila Mimani solli disa prej këngëve që ende vazhdon këndohen nga publiku shqiptar. Të gjithë e mbajnë mend frazën “Unë të lë, nuk më le ti, më lutesh si fëmijë”, e cila është një ndër këngët e para të Anilës dhe e bëri këngëtaren...