# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Otto

OTTO, artist i lindur në Gjermani, por i rritur në Kosovë. Fillon të interesohet për muzikë që në fillimet e adoleshencës. Por ishte gjatë këtij viti 2021 kur ai vendosi të zbatojë kulturën e tij muzikore për të prodhuar projektet e tij. Publiku mundi ta zbulonte me projektin e tij të parë, “Fundi Fillimi”, por siç e tregon titulli ky është vetëm hapja e një kapitulli të ri për OTTO-n, i cili nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Me ndikime nga çdo sferë muzikore dhe kulturore, ai synon të befasojë publikun me çdo projekt të ri.

NEWS

Ja cilët janë artistët e rinj në 2021 që kanë prodhuar më shumë!

Një gjë është e sigurtë, viti 2021 ka qenë plot me artistë të rinj dhe të talentuar që kanë hyrë në klasifikimin e “The Top List”. E madje jo vetë kaq, por ata gjithashtu kanë qenë dhe mjaft aktivë duke sjellë disa projekte në klasifikim. Një ndër ta është Elai....

Kush është VICE, bashkëpunëtori i ri i Otto tek "Broski"?

“Broski”, një projekt nga Otto dhe Vice i është bashkëngjitur klasifikimit të “The Top List” këtë javë. E ndërsa vetëm tre javë më parë Otto hyri për herë të parë në listë me “Fundi Fillimi” me Big Kik, ne u njohëm më shumë me të. “Broski” gjithashtu sjell Vice për...

Njihuni me Otto dhe Big Kik, dy artistë të rinj të listës!

Dy artistë të rinj i janë bashkuar këtë javë listës së këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”. Është fjala për OTTO dhe Big Kik me bashkëpunimin e tyre të titulluar “Fundi Fillimi”. Por cilët janë ata? OTTO, artist i lindur në Gjermani, por i rritur në Kosovë....