Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar këngëtari, Kejdi Dërvishi, ose ndryshe siç njihet me emrin artistik, Vserlo. I gjendur pranë mikrofonit të “Top Albania Radio”-s, Vserlo zbuloi detajet e pathëna rreth projekteve të tij muzikore.
Kujtojmë që Vserlo i është shtuar klasifikimit të “Top Awards” rreth tre javë më parë me këngën “Plagë”.
1. You hurt me like nobody (2018)
“Këtë këngë e kam shkruar sa për ta pasur ‘ringtone’ në telefonin tim. Nuk doja ta publikoja derisa shumë nga shoqëria ime ma kanë kërkuar dhe e dërgoja si audio në ‘watsapp’. Kënga ka një tekst me gabime autografike, ishte një demo e masterizuar që e publikova duke mos menduar që do e dëgjonte një audiencë tjetër.”
2. You’re a loser (2019)
“Është një këngë me spunto ironike. Doja një balancë midis shpjegimit të emrit artistik dhe një vazhdim të këngës së parë, “You hurt me like nobody”. Dështim për mua në përgjithësi është nëse kthehesh pas pasi ke ngjitur një shkallë tjetër.”
3. Badman (2019)
“Jam ‘Unë’, personifikoj veten. E kam bërë këngën në një periudhë që nuk e kisha këtë anën negative. Po besoja në çdo person të mundshëm. Është këngë dedikuar vetes. Nuk është për një lëndim nga dikush tjetër por nga lëndimet që i bëjmë ne vetes.”
4. Haters gonna love (2020)
“Ka lindur direkt pasi është krijuar “You’re a loser”. U publikua vjet në gusht dhe doja një këngë të po së njëjtës rrymë. Të ishte një vazhdimësi e “You’re a loser”. Me mikeshën time Mabelin e zgjodhëm këtë këngë dhe donim diçka që mund të dëgjohej më shpesh gjatë periudhës në verë që u publikua.”
5. Bad reputation (2010)
“Në momentin që e bëra këtë këngë në kohën e karantinës, kisha një demo të këngës dhe isha ulur në verandën e shtëpisë. Po e dëgjoja, e kisha rritur volumin dhe më kanë goditur me domate nga ballkoni i pallatit përballë dhe nuk e mora vesh kurrë pse.”(qesh)
6. Marionette (2020)
“Marionetee është ai personi që e lënë veten të menaxhohet nga shumë njerëz. Në fund të këngës them që vjen një moment që lodhesh nga të qenurit një marionetë për çdo aktor që të vjen në jetë. Mua askush nuk më ka përdorur marionetee. Unë doja ta xhiroja më celular, nuk doja diçka profesionale, doja diçka të shthurur, minimaliste. Është xhiruar në shtëpinë time, doja një skenë interesante.”
7. Nothing but love (2021)
“Doja të kisha një këngë në këngët e mia e cila paraqiste një personazh që nuk ka asgjë tjetër për të ofruar veçse dashurisë, humanizmit dhe të bërit gjërat në mënyrën si i ndiejmë.”
8. Plagë (2021)
“Është pjesë e “The Top List”. Jam larg nga vendi ku dua të jem. Jam në vendin e 13-të. Në javën e parë isha klasifikuar në vendin e 35-të dhe kur e kam parë në vendin e 13-të më pas u gëzova. Pas shumë tentativave për të kënduar në shqip nuk po gjeja diçka që doja ta këndoja. Kisha këngë të mira por nuk doja t’i këndoja vetë. Derisa arrita te “Plaga” që ishte për mua. E kam të sikletshme ta këndoj live.”