Vserlo është një tjetër artist që i bashkohet listës sonë gjatë kësaj jave, i cili vjen me projektin e tij “Hurricane”. Këngëtari ka zgjedhur të këndojë në gjuhën angleze dhe është pritur shumë mirë nga dëgjuesit dhe ndjekësit e tij.
Teksti dhe linja melodike është krijuar nga ai vetë. “Hurricane” vjen pas disa muajsh mungese nga Vserlo dhe ky rikthim vërtet që na ngjasoi me një uragan.
Shpesh e kemi parë vetëm me balada, por këtë herë artisti na surprizoi mjaftueshëm. Stili i tij unik dhe shumë i guximshëm nuk kishte si të mungonte edhe tek ky projekt.
Me një ndryshim fare të vogël ama, Vserlon e shohim më dinamik, më energjik dhe më shpërthyes se kurrë. ”Hurricane” e ka renditur artistin në vend të 99-të për këtë javë.