Pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP 4”, Vserlo vjen tashmë më i fokusuar tek muzika. Kjo javë e sjell atë në klasifikimin e javës jo me një, por me dy projekte të reja interesante.

Vserlo vjen me “Faj”, një këngë introspektive që eksploron ndjenjat e fajit dhe pasojat e zgjedhjeve të vështira në jetë. Në këngën tjetër “Posta”, Vserlo vazhdon të na surprizojë me tekst të thjeshtë, por prekës, duke trajtuar temën e pritjes dhe shpresës për një përgjigje që ndonjëherë nuk vjen kurrë.

Artisti erdhi me një prezantim goxha të bujshëm të projekteve të tij të reja muzikore. Vserlo i ka performuar live për herë të parë, “Faj” dhe “Posta” në finalen e madhe të “Big Brother VIP 4”.

Si kurrë më parë, spektakli u nda në dy skena paralele dhe Vserlo ishte një prej artistëve që argëtoi publikun me performancat live. “Posta” mban vendin e 90-të për këtë javë, ndërsa “Faj” pozicionohet në vend të 100-të.