Këtë vit reperi i njohur Vig Poppa ka ardhur me disa bashkëpunime me artistë të njohur të skenës shqiptare ku i fundit është ai me këngëtaren e njohur, Tuna.

Në projektin e fundit muzikor të titulluar “Zemra Jem” duket se këngëtari ka vendosur të vijë ndryshe nga projektet e shumta muzikore të publikuara prej tij.

Kënga e re me Tunën e sjell reperin më shumë të këndojë (i ndihmuar nga punë në studio kuptohet) sesa të rimojë dhe për shkak të kësaj shtrohet një pyetje e madhe, si do ja bëjë ai me live-t?

Në jemi mësuar të shohim shpesh këngëtarin teksa performon në klube nate të ndryshme dhe ka arritur t’ia dalë më së miri për shkak të muzikës rep ku ai shihet teksa rimon por “Zemra Jem” mund t’i bëjë paksa të vështira performancat e artistit.

Ndërkohë kjo prurje e re, e cila është publikuar rreth një javë më parë, duket se po pëlqehet shumë nga fansat e dyshes, të cilët përmes votave të tyre kanë mundur ta bëjnë “Zemra Jem” pjesë të klasifikimit të “The Top List” duke e pozicionuar në vendin e 17-të.