“Une dhe Ti” është publikuar ditën e të dashuruarve dhe duket se publiku ende vazhdon të jetë i dashuruar me këngën më të fundit të Alban Skenderaj.
Prej 9 javësh, ky projekt muzikor është bërë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, duke u renditur në pozicionet më të rëndësishme, ku për dy javë ishte në krye të këtij klasifikimi.
Finalja e madhe e “The Voice of Albania”, ka vendosur të surprizojë të gjithë fansat e Albanit, duke sjellë për herë të parë “Une dhe ti” të kënduar “live”.
Skenderaj do të jetë një nga të ftuarit special të mbrëmjes emocionuese të “The Voice”, ku javën e ardhshme, pritet të dalë zëri më i mirë i shqiptarëve.