Kanë kaluar rreth tre vite që nga koha e fundit kur Mar1n ishte pjesë e “The Top List”. Ishte bashkëpunimi i tij me Diona Fona në vitin 2021, me të cilin ai debutoi në listë.
“Pistole” bëri që ai të njihej edhe më gjerësisht për publikun e Top Awards. Dhe ja ku rikthehemi sërish sot.
Mar1n rivjen pas shumë kohësh në listë, jo me një, por me dy projekte. Reperi ka ardhur me këngën e tij solo “Money” si dhe me një tjetër bashkëpunim.
Për “Si vera” ai ka bashkuar forcat me një artiste super të talentuar si Ada. Këto dy projekte janë pozicionuar përkatësisht në vend të 6-të dhe të 32-të.
Mund të themi se Mar1n ka qenë surpriza e kësaj jave me dy projekte shumë të preferuara për publikun. Diçka na thotë që nuk do të na duhet të presim më kaq gjatë për këngët e tij të tjera në listë.