Ka qënë viti 2017-të, kur Diona Fona është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë dhe që nga ajo kohë, këngëtarja është shndërruar brenda një periudhe të shkurtër në një ndër artistet e preferuara të muzikës shqiptare.

Diona sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, në të cilin ka ardhur mjaft në formë dhe ritmike, duke ju përshtatur më së miri temperatureve të nxehta të kësaj vere.

“Baje” mban titullin publikimi më i ri i këngëtares, i cili falë sugjerimeve nga ana e publikut është bërë menjëherë pjesë e listës, duke u pozicionuar në vendin e 100-të.

Bukuroshja e disa hiteve muzikore tashmë, kujtojmë këtu faktin që është renditur në vendin e parë 4 javë rresht me “Ti Je”, gjendet në listë me tre projekte në total.

“Ti je” pozicionohet në vendin e 63-të ndërsa “Bella Vita” në vendin e 74-të, duke u ngjitur me 10 pozicione nga java e kaluar.