Në një intervistë të veçantë në “Lancio” ishte grupi Threex. Tre motrat diskutuan për projektet e tyre muzikore dhe qëllimet e planet që synojnë si grup. Si pjesë e “The Top List”, ato u shprehën:
Ne ndjehemi mirë që publiku po pranon diçka të re në treg. Ndihem mirë që edhe pse në fillim kisha frikëra, tani ndjehem krenare që kemi një publik që na mbështet dhe na pranon.
Lidhur me krijimin e grupit të tyre, Threex u shprehën:
Ne që të vogla jemi rritur duke kënduar së bashku. Gjëja e parë që kemi bërë ka qenë harmonizimi vokalisht, ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur të trejave. Ka ardhur shumë natyrshëm.
Lidhur me planet e tyre në muzikë, artistet thanë:
Gjëja që ne duam të bëjmë është të sjellim shumëllojshmëri në rryma muzikore. Kjo është ajo që duam të ndjekim, ta shfaqim veten në disa dimensione. Edhe pop-rock duam të provojmë, edhe baladat.
Por me kë artist shqiptar do donin vajzat të bashkëpunonin?
Do na përshtatej me stilin tonë Capital T, Yll Limani, Dhurata Dora, Elvana Gjata.
Lidhur me artistët e huaj, Threex zgjodhi The Weeknd.