Erta Maria, Laura dhe Dea Xhavara janë tre motra të cilat kanë nisur rrugëtimin e tyre muzikor me grupin “Threex”. Emri i grupit vjen për shkak të numrit tre ndërsa “X” është shkronja e parë e mbiemrit.
Së fundmi, ato kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, që mban titullin “Eyes on me”. Kjo këngë i ka sjellë ato pas më shumë se një viti mungesë në “The Top List”.
Dhe duket se pas kësaj periudhe pauze, vajzat tona kanë ardhur plot me energji të reja e të fuqishme. Dukshëm projekti i Threex është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre që ua kishin ndierë mungesën.
“Eyes on me” po vazhdon të korrë mjaft sukses në listën e 100 këngëve më të mira moderne shqiptare në “The Top List”. Kënga është prej 10 javësh pjesë e listës dhe madje ka 7 javë që pozicionohet në Top 5. Bravo goca!