Sergio nuk është një emër i panjohur për publikun e “Top Awards” pasi hera e fundit që artisti ka qënë pjesë e listës është rreth dy vite më parë me këngën “Prej Inati”.

Ndërkohë që në këngën “Prej Inati” e kemi parë paksa ritmik, në projektin e tij më të fundit, Sergio ka ardhur mjaft romantik.

Forever” është prurja më e re muzikore e Sergio, e cila ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg dhe menjëherë ka marrë sugjerimet nga ana e publikut, duke u bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Sikurse edhe në projektet e mëparshme, Sergio vazhdon të këndojë në gjuhën angleze, për të cilën është shprehur se kjo gjuhë e jep akoma më shumë bukuri këngës.

Për këtë javë “Forever” mban vendin e 100-të.