Pas shumë thashethemesh për projektin e saj të ri muzikor më në fund Samanta konfirmon se së shpejti do të nxjerrë këngën e re.

Prej disa muajsh në mediat rozë po përflitej për një projekt të ri nga këngëtarja, e cila nuk kishte preferuar të jepte ndonjë informacion por tashmë që është gati, ajo ka vendosur të publikojë një pjesë të vogël të klipit promovues.

“Si Ai” titullohet kënga më e re e artistes, e cila edhe kësaj here i ka besuar kompozitorit Alandy dhe shtëpisë diskografike “Max Production”. Samanta nuk ka dhënë një datë të saktë të publikimit të prurjes së saj më të re, por pavarësisht kësaj fansat janë të lumtur që së shpejti do të kenë diçka të re nga këngëtarja e tyre e preferuar.

Ndërkohë Samanta ende vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj me Gent Fatalin, “Na e dina”, i cili prej 15 javësh është pjesë e “The Top List”.