Samanta dhe Gent Fatali kanë ardhur fuqishëm me bashkëpunimin e tyre “Na e dina”, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer nga fansat e tyre.
Edhe pse kanë kaluar 10 javë që nga koha kur projekti i tyre muzikor është bërë pjesë e “The Top List”, duket se fansat ende vazhdojnë ta votojnë këngën e dyshes, e cila për këtë javë është ngjitur me 3 pozicione, duke u renditur në vendin e katërt.
Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve që ka patur nga java në javë, duket se Samanta dhe Gent Fatali kanë mundur t’i mbijetojnë prurjeve të reja të Top Listës, duke zënë vende tepër të favorshme në këtë klasifikim.
Ndërkohë përflitet se Samanta është duke punuar për një projekt të ri muzikor, pasi ajo është parë në një studio regjistrimi së bashku me kompozitorin Alandy, duke lënë kështu të nënkuptohet se diçka e re do të vijë nga ajo së shpejti.