Rozana Radi ka zbuluar surprizën që fshihet pas EP-së së saj më të re, e cila mban titullin “A I S H A”. Projekti përbëhet nga tre këngë, që artistja i përshkruan si tre rrahje zemre, duke e kthyer këtë material në një rrëfim të ndjerë dhe intim.

Në njoftimin e saj, Rozana tregon se njëra prej këngëve vjen si duet, në bashkëpunim me një njeri shumë të dashur për të, një zë që – siç shprehet ajo – ia njeh shpirtin. Pa zbuluar më shumë detaje, ky paralajmërim ka ngjallur menjëherë kureshtje dhe pritshmëri te publiku.

Artistja thekson se java e parë e janarit do t’i përkasë “A I S H A”, duke e cilësuar këtë EP si fillimin e saj dhe muzikën e saj, një kapitull i ri që nis me ndjenjë, sinqeritet dhe identitet të fortë artistik.