Rozana Radi vazhdon të rrisë kuriozitetin e publikut për projektin e saj të ri muzikor, këtë herë me një video të re bardhezi të postuar në Instagram. Në klip, artistja shfaqet në studio, duke kënduar një pjesë nga kënga e re dhe shkruan:
E di… mezi po duroni ta dëgjoni EP-në time.
Duket se projekti është në fazën e fundit të përgatitjeve dhe fansat janë më kuriozë se kurrë për të zbuluar më shumë. Ky është vazhdimi i paralajmërimit të disa ditëve më parë, kur Rozana njoftoi se po vinte me “3 histori jete”.
Tashmë është e qartë se këto histori do të përmblidhen në një EP, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm për të.