Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që intervistuan 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjesin dhe Egli Takon.

Elona Duro: Rozana erdhi me bagazhin e një artisteje, fillimisht dukej si arrogancë, por ishte muri për të treguar forcë… Rozi ishte ajo që qeshi me shpirt, Rozana zgjodhi të fliste pa filtra dhe pa role. Forca nuk tregohet vetëm me zërin e lartë, por edhe zemra… A të përfaqson ky përshkrim?

Rozana Radi: Po, besoj se po. Jam njeri empatik. Kam bërë shumë për të tjerët. Di të fal. Për mua falja vlen më shumë sesa dhimbja që shkakton tjetri, qoftë edhe një shuplakë më shumë. Kjo më ka bërë të kem miq të mirë, miq të mundësive të dyta. Unë e kam marrë mundësinë e dytë, të gjithë e meritojnë atë.

Elona Duro: Falja është hyjnore… Ke numëruar deri të 10, pastaj je përgjigjur?

Rozana Radi: Unë jo se nuk kam numëruar deri në 10… numëroja ngadalë. Hyra nën lëkurën e tyre. Disa janë ende në lojë, disa kanë dalë… G-Bani për shembull, që doli për arsye personale, i kishte të gjitha në karakter. Kam numëruar ngadalë, ua di për faleminderit atyre, që qoftë edhe më kanë thënë një fjalë më tepër. Ata më kanë mësuar durimin.

Elona DuroA ishte e vërtetë ajo aleanca e divanit blu apo rastësi kjo finale?

Rozana Radi: Ju keni parë më tepër seç ne shohim, ndërkohë që unë jam në dhome ju nuk shihni kuzhinën… Nuk pyetje injorante ka përgjigje injorante. Dy lojëra janë, mua më ka kërkuar Gjesti të gënjej që njihesha unë me Gertën dhe ajo me Livian dhe Laertin… Mëse do të bëja strategji me të gjithë ata që kanë dalë, i bie të kisha dalë deri më tani, siç doli divani i kuq.

Elona Duro: A të ka bërë më mirë BBV?

Rozana Radi: Unë i kam shumë borxh vëllait të madh, ndjesitë, netët që kam kaluar… Retrospektiva ime ka qenë si një film bardh e zi, me shumë pak ngjyra (preket)… Ngjyrat ia kam lënë fëmijërisë sime… pas adoleshencës ka qenë një film bardh e zi… Pastaj dalëngadalë fillova ta ngjyros jetën. Por jam akoma në trenin e jetës sime. BBV një stacion i jetës, qëndrova gjatë, zbraza valixhen që e kisha mbushur plot me lot. Kur të arrij në stacionin e fundit të jetës, do të kujtoj momentin kur të dal nga dera e madhe.

Mendoj që ime motër ka parë një Rozanë që nuk e ka parë kurrë… Unë kam qenë si deti dhërmiut , që duket gjithka, edhe kur uji është i turbullt. Jam si ato guackat, kam qenë e plotë me këngën, librat, poezitë, dashurinë, humbjet gëzimet, kam dhënë gjithka… Si mundet një artist mos e provojë BB?

Elona Duro: Çfarë thirrje iu bën artistwve?

Rozana Radi: Mendoj se vitin tjetër do jetë shumë i bukur. Jo vetëm shkollë, BBV është një hidrocentral jete. Nëse nuk hyn këtu, nuk e provon, është si ndërrim gjaku.

U bëj thirje artistëve, që nëse nuk e keni provuar BBV, nuk keni hyrë në skutat më të errëta, nuk keni bërë asgjë..

Elona Duro: Momenti më i vështirë?

Rozana Radi: Më kanë përmendur prindërit (qan)… Ndihesh i pafuqëm për t’i mbrojtur. Nënë dhe baba nuk të bëhet njeri… jam munduar që atë natë të numëroja gjatë…

Prindërit… Nuk bëjmë kurrë mjaftueshëm për ta… sa keq që nuk i kemi përqafuar kur i kemi patur. Tani as lulet nuk kanë më vlerë. Përqafojini sa i keni. Shtëpia merrte dritë kur dëgjoheshin zërat e tyre.

Elona Duro: Për cfarë të ka marrë malli jashtë?Rozana Radi: Shoqërinë. Nuk jetoj dot pa shoqërinë, mbështetja e madhe, e para familja, por shoqëria është e rëndësishme. Ata nuk më kanë zëvendësuar me dikë tjetër, ndërkohë që isha këtu. Janë atje për mua.

Elona Duro: Ndonjë gjë materiale?

Rozana Radi: Më mungojnë lekët… A më pyete për gjërat materiale… Më mungon makina, t’i jap gaz, të eci… jam e lirë!

Elona Duro: A ke patur frikë dike?

Rozana Radi: Kam frikë vetëm Zotin, i kam larë hesapet me frikën. Kam frikë nga zoti dhe vdekja, nga asnjë banor.. U kam thënë. Përse duhet të kem frikë?

Nëse ti ke frikë nga unë, ke frikë nga të vërtetat e tua. Disa e linin bisedën në mes. Unë e kam bërtitur jetën time, i kam thënë të gjitha. Nuk ka folur për partnerin, po… nuk doja t’i prishja punë. E vërteta ime të dhemb, të vret…

Ia ka thënë edhe Gjestit… Më ke frikë. Unë Gjestin e dua, e kam xhan, djalë i ri, që e vlerësoj… Nga ai kam mbajtur shpirtin fëminor. I kam thënë që ka frikë se ka patur vetën dinamikë me Eglin, por edhe për lojën që nxorri banorë me zarf të zi… Dikush do të dilte nga vetja, si G Bani. Mua më ftoi për të bërë një lojë që të çon në finale. Një lojtar i fortë nuk e bën… kur ma kërkoi, pritshmëria ime u shkërmoq. I thashë që më ke frikë, sepse fakti që më ke ftuar të shkojmë në finale bashkë… Kur u pyet dje për Eglin, nuk foli, foli  ajo…

Elona Duro: Rozana në “Big” apo artiste, cila është më luftarake?

Rozana Radi: Rozana artiste, sepse po të mos isha ajo e jetës së vërtetë…

Elona Duro: Do kishe bërë gjë ndryshe? Në BBV?

Rozana Radi: Ti më njeh, nuk është punë strategjie. Nuk do bëja asgjë ndryshe. As në jetën time nuk jam penduar për asgjë. Nuk pendohem për asgjë. As në BBV, as në skenë …Elona Duro: Nëse BBV do të ishte muzikë, çfarë rryme do të ishte?

Rozana Radi:  Do të ishte simfoni…