Klea Chutra është një prej emrave më të rinj që i bashkohet artistëve të Top Awards. Bashkëpunimi i saj me Rilind Alimanin, “Bërtas”, bën që ajo të debutojë për herë të parë në “The Top List”.

Por Klea nuk është aspak një emër i padëgjuar më parë. Le të njihemi pak më shumë me të…

Klea është këngëtare dhe kitariste. Që në fëmijëri, ajo ka marrë pjesë në shumë festivale dhe talent show në Shqipëri dhe Europë. Në moshën 10-vjeçare, Klea mori pjesë në “Gjeniu i Vogël”, ndërsa në vitin 2018 ishte finaliste në “The Voice Kids Albania 2”. Ajo ka marrë pjesë gjithashtu në “Swiss Voice Tour 2022”. Po atë vit, për herë të parë mori pjesë në “Kënga Magjike 2022” me këngën “Për Fajin Tënd”.

Një moment i rëndësishëm në karrierën e Kleas ishte fitorja e saj në konkursin e cover-ave në koncertin “Motiv” të këngëtarit të njohur Alban Skënderaj, në qershor të vitit 2024. Pas këtij suksesi, Klea ka vazhduar aktivitetin e saj artistik me lançime të këngëve origjinale, ndërsa së fundmi është bashkëpunuese në albumin e artistit Rilind Alimani, ku shfaqet si e ftuar me këngën “Bërtas”