E ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë Rindaya, një artiste alternative që po ndërton një stil të veçantë në skenën e muzikës. Muzika e saj është një përzierje emocionale e trap-it melodik, hip-hopit alternativ, zërave të butë por të thellë, dhe atmosferave eksperimentale që të përfshijnë në një gjendje gjysmë ëndrre, gjysmë realiteti. Me rrënjë në Prishtinë, Kosovë, por me shpirt që kapërcen kufijtë, Rindaya shpreh përmes këngëve ndjesi të thella si vetmia, transformimi dhe ndërlikimet. Ajo krijon tinguj që nuk ndjekin rregulla, janë të sinqertë, të papërsosur dhe tërheqës në mënyrë të çuditshme.
Për të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar shumë rreth Rindaya-s, artistja e re na zbuloi pak më shumë për veten e saj:
Rindaya është një vajzë nga Prishtina, e cila ka nisur të bëjë muzikë që fëmijë. Fillimisht kam qenë instrumentiste, kitariste, pastaj kam filluar të shkruaj muzikë, të bëj muzikë pak më profesionale dhe kohët e fundit kam vendosur ta ndaj atë me ju.
Në verën e këtij viti, ajo ka publikuar projektin e saj të parë muzikor. Tanimë ajo vjen me “Identity”, e cila prej më shumë se tri javësh edhe në “The Top List”. Cili është mesazhi i kësaj kënge dhe çfarë e shtyu atë ta krijonte?
Tek këngët e para kam dashur të tregoj më shumë se kush jam unë, edhe tek “Identity” tregoj se jam një person që kam qejf e është e vërtetë që rri shumë vetëm. E kam atë zonën time që ndihem rehat dhe mund të krijoj diçka. Tek ‘Identity’ tregoj se si nata më sjell mua inspirim.