Me Rilind Alimanin jemi njohur vetëm pak javë më parë. Bashkëpunimi i tij me Agonin, “Fustanin që ta solla mbrëmë” e solli dyshen për herë të parë në “The Top List”.
Rilindi është një këngëtar, tekstshkrues, producent dhe kompzitor. Deri tani artisti ka 15 këngët e tij autoriale.
Rilind ka publikuar dhe albumin e tij të fundit “UNITY” vol.1 dhe pritet që shumë shpejt të lançojë edhe “UNITY” vol.2. Pjesë e “UNITY” vol.1 ka qenë dhe kënga “Fustanin që ta solla mbrëmë”.
E tashmë ai sjell në “The Top List” bashkëpunimin e tij të dytë. “Mos u kthe” mban titullin projekti i tij me të cilin ka bashkëpunuar me Iranya, një artist të ri të huaj.
Projekti është po ashtu pjesë e albumit të tij, “UNITY” vol.1, por tashmë është punuar dhe me videoklip. “Mos u kthe” është një projekt mjaft interesant dhe që mori menjëherë reagime pozitive nga publiku.