Ka qënë korriku i vitit të kaluar kur Elvana Gjata publikoi bashkëpunimin e saj të suksesshëm me Brunon “Love Me”, i cili u kthye padiskutim në një hit veror.
Pas thuajse një viti, këngëtarja e talentuar ka vendosur të rikthehet në tregun muzikor duke sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Njësoj”.
Edhe pse prej javësh ishte përfolur se këngëtarja e “Love me” ishte duke punuar për një projekt muzikor, më në fund këto thashetheme janë konfirmuar pasi të gjithë fansat e Elvanës do të mund të shijojnë sonte këngën më të re të artistes, e cila publikohet rreth orës 19:30 në kanalin e “Youtube”.