Redina Trieshi është një artiste e re në tregun muzikor shqiptar, por projektet e saj ndër vite kanë qenë mjaft të dëgjuara e të suksesshme. Së fundmi, ajo vjen me këngën “Eja me mua”, një dedikim dashurie duke e sjellë me nota ritmike.
Redina Trieshi e ka nisur muzikën duke u bërë pjesë e disa kompeticioneve për fëmijë. Këngëtarja ka kryer studimet studimet për Marketing dhe Muzikë në Baruch College.
Edhe pse prej 8 vitesh Redina jeton në SHBA, ajo ka sjellë disa javë më parë këngën e re “Eja Me Mua”, me tekst nga Redina Trieshi dhe Ergita Bahja, dhe orkestrim nga kompozitori Gent Myftaraj.
Video më pas është realizuar në disa vende të njohura në New York. Ndërsa për realizimin e projektit artistja ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të regjistruar këngën në studion e Gent Myftarajt.
Teksti është mjaft romantik dhe i dedikohet një dashurie që nuk dorëzohet. “Eja me mua” e ka pozicionuar Redinën në vend të 78-të për këtë javë.