Të dyja janë artiste shumë të talentuara dhe për këtë arsye konkurrenca sigurisht që bëhet më e vështirë duke sjellë kështu edhe një përplasje mes tyre. Nuk bëhet fjalë për një përplasje fizike por për atë muzikore. “Jena Na”, bashkëpunimi i suksesshëm i Ardit Çunit dhe Vesa Smolicës dhe “High Love” e Xhensilës, janë dy nga këngët që kanë kryesuar më gjatë klasifikimin e “The Top List”.
Nga java në javë, vihet re një konkurrencë e madhe mes dy projekteve të suksesshme muzikore, ku “Jena Na” qëndron në vend të parë për 5 javë ndërsa “High Love” për 4 javë. Të dyja këngët janë publikuar gjatë sezonit veror por në fakt ende vazhdojnë të dëgjohen dhe të votohen nga fansat, duke bërë kështu që t’i rezistojnë çdo prurjeje të re muzikore.
Për javën e ardhshme mbetet ende pikëpyetje se kush do të jetë projekti që do të mbajë fronin e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Nuk dihet nëse “përplasja Xhensila- Vesa” do vazhdojë përsëri këtë javë apo një tjetër projekt do të pozicionohet në krye. Ndërkohë të gjithë fansat mund të vazhdojnë të votojnë projektin e preferuar muzikor në: topawards.top-channel.tv