Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta ka qenë e pranishme në panelin e “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme, në ekranin e Top Channel. Ndër të tjera, Orinda ndau me publikun një lajm ekskluziv, ku zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet në muzikë:
Jam duke e bërë një projekt të ri muzikor. Ka përfunduar regjistrimi i saj në studion e Shpëtim Saraçit, krijues është Alban Kondi bashkë me muzikën dhe tekstin. Është një këngë shumë e bukur, është një këngë fiks për mua. Në momentin që është dëgjuar për herë të parë, është dëgjuar nga Turjani, dhe tha ‘kjo është kënga e Orindës. Në fakt është përfunduar si këngë, por duke qenë se kjo ka qenë periudha e Turjanit, unë vendosa që ta shtyj në kohë publikimin.